28 Mars 2024

Bullgaria pret që të arrijë me Rusinë marrëveshje për uljen e çmimit të gazit

Sofje, 18 janar - Ministri i ekonomisë dhe energjetikës Dragomir Sotjnev shprehu shpresën që Bullgaria dhe Rusia të arrijnë marrëveshje për uljen e çmimit të gazit për Bullgarinë.

Sipas mendimit të ministrit me ndërtimin e projektit për gazsjellës “Rryma jugore” përveç se do të garantohet siguria e furnizimeve ruse të gazit për Bullgarinë do të ulet edhe çmimi i tij sepse gazsjellësi nuk kalon përmes shumë shteteve dhe nuk do të ketë taksa suplementare të transitit.

Realizimi i “Rrymës jugore” mund të fillojë qysh gjatë këtij viti por, gjithçka varet nga mënyra për të cilin do të merren vesh BE dhe Rusia për respektimin e rregullave evropiane në funksionimin e projektit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)