13 Gusht 2020

Bullgaria miratoi ndërtimin e një reaktori të ri në centralin bërthamor

Sofje, 13 prill - Qeveria bullgare miratoi dje planet paraprake për ndërtimin e një reaktori të ri në centralin bërthamor "Kozloduj" me fuqi 1.000 megavat, njoftuan burime të ndryshme.

"Qeveria vendosi që projektin për ndërtimin e një reaktori të ri në centralin bërthamor 'Kozloduj' ta hapë për investime", deklaroi Ministri bullgar i Financave, Simeon Gjankov.

Gjankov vuri në dukje se reaktori do të ndërtohet në bazë të parimeve të tregut, që do të thotë pa para të qeverisë ose garanci shtetërore.

Kompania ruse "Atomstrojeksport" tashmë ka filluar ndërtimin e këtij reaktori si pjesë e projektit për ndërtimin e centralit të ri bërthamor në Belene, në veri të Bullgarisë.

Reaktori i ri me fuqi 1.000 megavat do t'i bashkangjitet dy njësive që punojnë në "Kozloduj", por që duhet të mbyllen në vitin 2017 dhe 2019.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2020

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Deçanit. (Objekti i Komunës se Deçanit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. (Komuna e Istogut, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc ku pjesëmarrës do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përfaqësues të ICITAP-it Amerikan dhe personalitete të larta vendore, përfshirë epror të PK-së. (Radavc, rruga Vitomiricë - Kullë, ora 11:00)                                              

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit do të bëjë hapjen e pjesës së renovuar të QKMF-së, ku do të punojë ndërrimi i tretë ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DSH-së, Narqize Arënliu Hoxhaj. (QKMF në Prizren, ora 12:00)