24 Prill 2024

BSPK përkrah grevën e punëtorëve të KEDS-it

Prishtinë, 10 shtator - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë Ekzekutive, diskutoj mbi gjendjen aktuale të punëtoreve më theks të veçantë pakënaqësitë tek punëtoret e KEDS-it dhe grevën e paralajmëruar për nesër të Sindikatës së ElektroKosvës - FSPE.

Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini ka theksuar se përmes kësaj greve do t’i shprehin pakënaqësitë punëtoret e KEDS-it lidhur me mos realizmin e kërkesave të tyre rreth rritjes së pagave, dhe të drejtave tjera që parashihen me Ligjin e punës dhe Kontratën kolektive, të cilat të drejta punonjësve të KEDS-it po u cenohen çdo ditë nga punëdhënësi i tyre.

Andaj, BSPK-ja sipas Ajdinit shprehë edhe njëherë përkrahjen për grevën e ardhshme të paralajmëruar nga FSPE dhe cilindo veprim të ardhshëm sindikal që do ta ndërmerr kjo federatë konformë Ligjit për Organizimin sindikal, me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të punëtorëve të KEDS-it.

 
  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)