19 Prill 2024

Britania do të hetojë ndërprerjen masive të energjisë

Londër, 12 gusht - Qeveria britanike ka deklaruar se do të zhvillojë një hetim urgjent për ndërprerjen masive të energjisë, që preku afro një milionë veta dhe shkaktoi çrregullime transporti në Angli dhe Uells.

Ndërprerja e madhe e energjisë të premten solli ndërprerjen e shumë shërbimeve hekurudhore dhe ndikoi në furnizimin me energji të Aeroportit të Njukasëllit dhe të Spitalit të Ipsuiçit.

Energjia u rikthye për mbi 900 mijë konsumatorë, pas asaj që Operatori i Sistemit Kombëtar të Rrjetit të Energjisë Elektrike e quajti humbje pothuajse të njëkohshme të dy gjeneratorëve të mëdhenj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)