26 Prill 2024

BPS i interesuar të investojë në termocentralet e Kosovës

Prishtinë, 20 qershor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli me bashkëpunëtorë ka pritur sot një delegacion të Kompanisë Bilfinger Power Systems (BPS) nga Gjermania, e cila merret me ndërtimin, mirëmbajtjen e objekteve dhe infrastrukturën energjetike, të cilët u shoqëruan nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Kiesler dhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Robert Bosch.

Ministri Ismajli me këtë rast ka njoftuar përfaqësuesit e Bilfinger Power Systems me projektet energjetike dhe mundësitë e investimeve dhe ka shtuar se investitorët nga Gjermania janë të mirëpritur duke ditur përvojën e tyre në këtë fushë.

Nga ana e tyre drejtuesit e Kompanisë Bilfinger Power Systems kanë prezantuar projektet e tyre konkrete për mundësinë e rivitalizimit të blloqeve të Termocentralit “Kosova A”, për t’i përshtatur ato me nevojat e vendit për energji dhe standardet evropiane për mbrojtjen e mjedisit.

Ndryshe, Bilfinger Power Systems është një nëngrup i inxhinierisë dhe shërbimeve që zhvillon, ndërton, operon dhe mirëmban termocentralet dhe infrastrukturën, merret me industrinë dhe sektorin e energjisë. Kompani të shumta gjermane dhe ndërkombëtare veprojë nën ombrellën Power Systems.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)