19 Prill 2024

Bosnja e Hercegovina largohet nga varësia ndaj gazit rus

Sarajevë, 25 korrik - Bosnja e Hercegovina (BeH) dhe Kroacia janë dakorduar që të ndërtojnë gazsjellësin që do të ndërlidhte sistemet e gazit të dy vendeve. Krijimi i interkonekcionit në mes të BeH dhe Kroacisë, pos përitimeve ekonomike, do të ndikonte që të zvogëlohet varëshmëria nga gazit rus, e më të edhe ndikimi i Rusisë në BeH.

Sipas drejtorit të “BH-Gas”, Jasmin Salkiq, fillimi i furnizimit të BeH nga gazsjellësi kroat, pritet të filloj në vitin 2024. Kjo do të ofronte më shumë mundësi për furnizimin e BeH me gaz dhe zvogëlimin e varësisë nga gazi rus, që vije përmes gazsjellësit nga Serbia.

BeH do të furnizohet me gaz nga Kroacia, nga Terminali i gazit të lëngët-LNG, që është duke u ndërtuar në ishullin Krk. Projekti i ndërtimit të Terminalit LNG në Krk, është mbështetur nga SHBA dhe BE, pasi që kjo do të ndikonte në zvogëlimin e vartësisë së BE-së ndaj gazit rus.

Ndërtimin i gazsjellësit BeH-Kroaci është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe është vlerësuar si projekt që do të ndikonte në zhvillimin e ekonomisë në BeH.

Edhe pse ndërtimi i këtij gazsjellësi do të ketë impakt pozitiv në ekonominë boshnjake, Republika Serbe kishte dalë kundër këtij projekti, duke treguar hapur që mbron interesat ruso-serbe në BeH.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)