29 Mars 2024

Bordi i ZRRE raporton para Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri dhe Tregti

Prishtinë, 28 shtator - Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, me ftesë të Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka paraqitur para deputetëve Raportin vjetor të ZRRE për vitin 2020.

Raportimi i ZRRE para Komisionit Parlamentar bëhet çdo vit, në përputhje me kërkesat ligjore që dalin nga Ligji për Rregullatorin e Energjisë (Ligji nr. 05/L-084).

Raporti Vjetor përmban informata mbi aktivitetet në lidhje me fushëveprimin e Rregullatorit, si dhe funksionimin e sektorit të energjisë, duke analizuar të dhënat e të licencuarve, përfshirë edhe zhvillimin e tregut të energjisë në Kosovë.

Kryesuesi Fejzullahu, ka njoftuar deputetët e pranishëm se Bordi i ZRRE deri në dhjetor të vitit 2020 ka mbajtur gjithsej dhjetë (10) seanca publike, në të cilat janë marrë 116 vendime, që kanë të bëjnë me  rregullimin e çmimeve në fushën e energjisë elektrike dhe termike, licencimin e aktiviteteve të energjisë në Kosovë, autorizimin e ndërtimeve të kapaciteteve të reja të gjenerimit të energjisë nga Burimet e Ripërtritshme, vet-konsumin, monitorimin e tregut dhe aktiviteteve të sektorit të energjisë, mbrojtjen e konsumatorëve, aprovimin e rregullave, metodologjive dhe dokumenteve tjera të sektorit të energjisë etj.

Gjithashtu Kryesuesi ka njoftuar në lidhje me funksionimin e përgjithshëm të sektorit të energjisë gjatë vitit 2020, ku siç ka theksuar ai “përkundër situatës pandemike me COVID 19, sektori ka pasur një qëndrueshmëri sa i përket aktivitetit të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, duke mbajtur dhe ruajtur parametra të qëndrueshëm operimi”.

Një vend të rëndësishëm në punën e ZRRE, gjatë vitit 2020, siç ka njoftuar Z. Fejzullahu, ka pasur dhe transparenca dhe përfshirja e publikut.

Ai ka theksuar se “ZRRE është përpjekur që të krijojë kushte për informim të duhur dhe përfshirje të të gjitha palëve në proceset rregullative dhe me këtë qëllim, me 5 korrik 2020, është lansuar faqja e ri-dizajnuar e internetit e cila ka për qëllim që të jetë më lehtë e qasshme për publikun dhe më gjithëpërfshirëse me informata nga sektori i energjisë.

Në kuadër të faqes elektonike, ZRRE në bashkëpunim me MCC (Millennium Challenge Corporation) ka bërë edhe hapjen e të dhënave dhe tani mund të gjenden të dhënat e sektorit për një periudhë 10 vjeçare.

Gjithashtu ai njoftoj se, ZRRE në bashkëpunim me NARUC (National Association of Regulatory Utility Commissions) është në proces të finalizimit të Mjetit për krahasimin e çmimeve, çka në një treg të hapur do t’ju mundësojë konsumatorëve që të përzgjedhin ofertat më të mira që janë në treg.

Deputetët e pranishëm kanë shtruar pyetje në lidhje me Raportin Vjetor si dhe me aktivitetet të cilat aktualisht është duke u marrë ZRRE, për çka Kryesuesi ka ofruar përgjigjet përkatëse në detaje.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)