26 Prill 2024

Bordi i përkohshëm propozon testimin e të gjithë stafit të KEK-ut.

Prishtinë, 27 gusht  Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Korporates Energjetike të Kosovës (KEK) në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë një sërë vendimesh me rëndësi për korporatën.

Në dritën e vendimeve të reja të Qeverisë në funksion të menaxhimit  të vazhdueshëm të pandemisë COVID-19, Bordi i përkohshëm ka udhëzuar menaxhmentin t’i fillojë menjëherë procedurat e nevojshme ligjore dhe administrative për testimin e të gjithë stafit të korporatës me testim serologjik si dhe për këtë ka ndarë edhe mjetet e nevojshme financiare.

Bordi i përkohshëm gjithashtu ka shqyrtuar dhe miratuar raportet e performancës gjashtë mujore dhe atë të pasqyrave fianciare në korporatë deri me 30.06.2020.

Për më tepër, Bordi i përkohshëm ka kërkuar mobilizim shtesë të menaxhmantit në adresimin e gjetjeve të auditorit të jashtëm dhe atij të brendshëm, gjthnjë në funksion të përmirësimit të përformancës operative e financiare dhe në instalimin e kontrolleve të mirëfillta të brendshme.

Në fund, Bordi përkohshëm ka inkurajuar menaxhmntin që të vazhdojë pergatitjet për jetësimin e një studimi të mirëfilltë të fizibiliteit për Termocentrlin Kosova A dhe hartimin e një strategjie zhvillimore të korporatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)