23 Prill 2024

Bordi i Përkohshëm mbanë takimin e parë zyrtarë në KEK

Prishtinë, 27 tetor - Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga Musa Misini me drejtorët Petrit Ibraj, Fadil Hoxha dhe znj. Fatime Grajqevci, sot ka mbajtur mbledhjen e parë zyrtare me ç’rast janë njoftuar nga u.d. Kryshefi Ekzekutiv z. Luigj Imeri për objektivat dhe sfidat e korporatës.

Në këtë takim, Imeri, ka njoftuar kryesuesin dhe drejtorët e Bordit të Përkohshëm të KEK sh.a. për aktivitetin e korporatës për nëntë mujorin e këtij viti, sfidat me theks të veçantë në implementimin e projekteve kapitale dhe gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19 si dhe menaxhimin e mirë të kësaj situate deri më tani.

Në anën tjetër, Misini ka theksuar se Bordi i përkohshëm i drejtorëve, si përfaqësues i aksionarit të vetëm (qeverisë) ka përgjegjësinë për performancën e mire të KEK-ut.

Për më tepër, ai ka bërë të ditur se Bordi i Përkohshëm është i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë për  qeverisjen korporative gjithnjë duke respektuar Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe rregulloret e Brendshme të Korporatës.

Tutje, Misini ka potencuar se në radhë të parë duhet t’i kushtohet vemendje e veçantë shëndetit dhe sigurisë së punonjësve të KEK-ut, në këtë vazhdë ai ka inkurajuar menaxhmentin që të angazhoj të gjitha kapacitetet për menaxhimin sa më të mirë të gjendjes aktuale si pasojë e pandemisë COVID-19.

 Në takimin e sotëm, Bordi i Përkohshëm ka pezulluar përkohësisht konkursin deri në analizimin më të detajizuar të skemës funksionale organizative.

Fare në fund, Bordi i përkohshëm ka përshëndetur angazhimin e menaxhmentit dhe punëtorëve për rezultatet e arritura si në aspektin operative ashtu edhe në atë financiar. Në mbledhjen e ardhshme të rregullt të caktuar për të Premtën dt: 30.10.2020, Bordi i Përkohshëm pritet të diskutojë buxhetin për vitin 2021, Draft planin e strategjisë së KEK-ut 2021-2025 si dhe planin afarist.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)