28 Mars 2024

Bordi i KEK-ut vizitoi njësitë prodhuese të korporatës

Prishtinë, 17 shtator - Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Korporates Energjetike te Kosoves (KEK) ka Vizituar sot Termocentralin Kosova A (TC-A), Divizionin e Prodhimit të Qymyrit (DPQ) dhe Termocentralin Kosova B (TC-B).

Gjatë vizitës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve është njoftuar nga menaxhmentet dhe punëtorët e divizioneve përkatëse me ecurinë e punëve ditore por edhe me sfidat me të cilat ballafaqohen divizionet prodhuese të korporatës.

Nga ana tjetër, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka falënderuar të gjithë stafin e divizioneve përkatëse të prodhimit duke i cilësuar ata si asetin më të çmueshëm të korporatës.

Më tej, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur të gjitha projektet dhe kërkesat e tyre të cilat janë në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret e brendshme në fuqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)