16 Prill 2024

Bordi i KEK-ut aprovon planin afarist dhe buxhetin për vitin 2021

Prishtinë, 30 tetor - Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga Musa Misini me drejtorët Petrit Ibraj, Fadil Hoxha, znj. Fatime Grajqevci dhe u.d. KE Luigj Imeri sot me dt: 30.10.2020 ka mbajtur mbledhjen e rregullt me ç’rast ka shqyrtuar dy dokumentet kryesore strategjike të korporatës.

Në këtë takim, konform rendit të ditës, Bordi i Përkohshëm i KEK sh.a. ka shqyrtuar planin afarist dhe planin e buxhetit për vitin 2021.

Pas prezantimit të mirëfilltë të këtyre dy dokumenteve nga ana e menaxhmentit të KEK-ut, Bordi i Përkohshëm ka miratur të dy dokumentet, në përputhjet me afatet kohore qe rrjedhin nga ligji për ndërmarrjet publike.

Fare në fund, Bordi i përkohshëm ka përshëndetur angazhimin e menaxhmentit dhe punëtorëve për rezultatet e arritura si në aspektin operative ashtu edhe në atë financiar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)