25 Prill 2024

Bordi i KEK-ut adreson në prokurori gjetjet e Qeverisë për shkeljet e identifikuara

Prishtinë, 22 maj - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot, ka shqyrtuar një numër çështjesh me rëndesi për korporatën.

Si rjedhojë, ka marrë disa vendime shumë të rëndësishme, ndër to edhe vendimin për formimin e grupit punues për strategjinë 2020-2025. 

Në mbledhjen e sotme, Bordi i Përkohshëm i KEK-ut, aprovoj raportin vjetor të Auditimit të Pasqyrave Financiare për vitin 2019, raportin tremujor financiar për periudhën Janar-Mars 2020 dhe propozoj objektivat kryesore të Strategjisë së Ndërmarrjes dhe mori vendim për themelimin e   Grupit punues për hartimin e Strategjisë 2020-2025;

Bordi po ashtu mori vendim për përgatitjen e Planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorit të jashtëm dhe të brendshëm.

Po gjatë këtij takimi bordi i KEK-ut shkarkoj nga detyra e pozites së Sekretarit të Ndërmarrjes  Lulzim Zeqiri dhe emeroj në    pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Sekretarit Nexhat Podrimaj.

Krejt në fund bordi vendosi që të adresoj në organet e prokurorisë gjetjet e aksionarit të vetëm (Qeverise) në lidhje me shkeljet e identifikuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)