19 Prill 2024

Bizneset që kanë probleme me energjinë elektrike mund t' i adresojnë tek AKB-ja

Prishtinë, 27 gusht - Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi me Kompaninë Kosovare të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energjinë Elektrike për eliminimin e barrierave që kanë të bëjnë me konsumatorët komercial konkretisht si dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për bizneset.                        

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se kjo marrëveshje po bëhet me qëllim që furnizimi  me energji dhe problemet e paraqitura herë pas here nga bizneset të zgjidhen, kur dihet se ka ankesa nga konsumatorët konkretisht prodhuesit.

Sipas tij nga sot e tutje të gjitha bizneset që kanë probleme mund ti adresojnë ato tek AKB-ja, por edhe tek KEDS-i e KESCO.

"Njëri nga problemet jo të pakta të bizneseve ka qenë dhe mbetet furnizimi me energji elektrike. Vendi ynë ka kapacitete të mjaftueshme menaxheriale e humane që ne duhet të mburremi. Është e padrejtë që problemet që i paraqesin investitorët e bizneset janë problemet të  ndryshme  ku paraqitet edhe energjia. Të gjitha problemet që kanë bizneset e ndryshme mund t’i adresojnë drejtë për drejtë në këto kompani por edhe në AKB. Ngritja e bashkëpunimit do të jetë komplet e madhe dhe kjo me qëllim të rritjes së interesimit të investitorëve të ndryshëm", tha Shahini.

Kryetari i AKB-së tregoi se për arsye të ndryshme në Kosovë ka investime dhe investitorë më pak. Ky memorandum nënshkruhet me qëllim të përmirësimit me furnizimin me energji elektrike, ku palët do të bëjnë përpjekje që ti zgjidhin të gjitha problemet.

Edhe Alper Erbas, drejtori menaxhues i KEDS-it dhe Gokalp Cinbis- drejtori ekzekutiv i Furnizimit i KESCO, janë të kënaqur me arritjen e këtij memorandumi.

Në këtë takim ishin edhe përfaqësues të bizneseve të sektorëve prodhues, përpunues dhe shërbyese si dhe ndërtues e prodhuesve të materialit ndërtimor në kuadër të AKB-së me qëllim të përmirësimit të furnizimit me energji elektrike nga këta operatorët ekonomik për të gjithë bizneset e Kosovës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)