26 Prill 2024

Bien dakord për mbylljen e termocentralit “Kosova A”

Prishtinë, 17 dhjetor - Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës pritet t’i zbatojë kërkesat që vijnë nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore për fillimin e procedurave për çmontimin e njësisë A2 të termocentralit “Kosova A” .

Sipas gazetes Koha Ditore, zëdhënësja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Leonita Shabani, ka thënë se Qeveria i ka harmonizuar qëndrimet me BE-në dhe Bankën Botërore sa i përket mbajtjes së konferencës së donatorëve, në të cilën është përmendur edhe termocentrali “Kosova A”.

“Do të përkushtohemi që mbyllja e termocentralit “Kosova A” të bëhet konform obligimeve që Qeveria ka marrë në raport me Traktatin e Komitetit të Energjisë dhe strategjisë së energjisë të miratuar në Kuvend.\"

\"Konform kësaj tri grupet që janë themeluar për mbylljen e A-së do të jenë funksionale dhe do të punojnë konform agjendës që e kanë paraparë për mbylljen e A-së deri në fund të vitit 2017”, ka thënë ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)