16 Dhjetor 2018

BERZH lanson kornizën për efiçiencën e energjisë për shtëpitë në Kosovë

Prishtinë, 13 mars - BERZH ka lancuar një program të ri në Kosovë të quajtur Mekanizmi për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (Green Economy Financing Facility - GEFF), që ka për qëllim dhënien e kredive për amvisëritë për kryerjen e përmirësimeve që ndikojnë në rritjen e efiçencës së energjisë.

Linjat kreditorë në shumën prej 8.5 milion Euro janë nënshkruar me tri institucione vendore financiare, Banka TEB në Kosovë dhe institucionet mikro-financiare Kreditimi Rural i Kosoves (KrK) dhe Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK), si pjesë e programit të përgjithshëm të GEFF prej 85 milion Euro që vepron në Ballkanin Perëndimor.

Në konferencën lancuese të mbajtur sot në Prishtinë janë mbledhur së bashku palët e interesit në GEFF, duke përfshirë donatorët, zyrtarët vendor shtetëror, institucionet financiare partnere, furnizuesit dhe prodhuesit e teknologjive të gjelbra për sektorin e banimit.

GEFF në Kosovë implementohet në kuadër të Programit Rajonal për Efiçencën e Energjisë për Ballkanin Perëndimor (Regional Energy Efficiency Programme - REEP), që financohet nga BE dhe implementohet në bashkëpunim me Sekretarinë e Komunitetit të Energjisë.

Në total programi REEP do të përfitojë nga 135 milion Euro për investime në sektorin rezidencial, mbështetur nga 30 milion Euro financim nga BE, 1.8 milion Euro nga Fondi i Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor, si dhe 3.3 milion Euro nga Ministria Federale e Financave e Austrisë.

Modeli i BERZH për efiçencë të energjisë është duke operuar në Kosovë që nga viti 2011 në kuadër të Projektit për Energji të Qëndrueshme në Kosovë (KoSEP). KoSEP, që gjithashtu ka përfituar nga financimi i BE-së, ka synuar implementimin e investimeve në efiçencë të energjisë dhe energji të ri-përtritshme në ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe në sektorët e amvisërisë.

Në kuadër të REEP, BERZH ka mbështetur Kosovën për përmirësimin e ligjeve, politikave dhe standardeve që ndihmojnë në krijimin e tregut të bazuar në kërkesë për efiçencë të energjisë në ndërtesa. Në të ardhmen, Banka do të intensifikojë përpjekjet për rritjen e investimeve në efiçencë të energjisë në sektorin e biznesit dhe atë të banimit.

Përmes programit GEFF, familjet Kosovare do të kenë mundësi që të marrin kredi nga institucionet financiare partnere për financimin e zgjidhjeve për rritjen e efiçencës së energjisë, duke përfshirë dritaret me xhama të dyfishtë, bojler me efikasitet të lartë ose izolim për shtëpi.

Këto investime do t’u ndihmojnë amvisërive që jo vetëm të rrisin efiçencën e energjisë, por gjithashtu të ulin emetimin e gazrave serë dhe të përmirësojnë standardin e tyre të jetesës.

Familjet që investojnë në këto teknologji për rritjen e efiçencës së energjisë, kanë të drejtë të aplikojnë për një grant nga BE për financimin e deri në 20 përqind të vlerës së investimit të tyre.

 Kompanitë që prodhojnë dhe instalojnë këto teknologji për efiçencë të energjisë, siç janë dritaret dhe bojlerët, gjithashtu kanë qasje në financim në kuadër të programit GEFF. Gjithashtu, në kuadër të këtij mekanizmi është përfshirë edhe asistenca teknike, duke përfshirë auditimet e energjisë për renovimin e ndërtesave shumëkatëshe të banimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 dhjetor 2018 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mbanë konferecën e cila ka për qëllim lansimin e të gjeturave të Barometrit Kosovar të Sigurisë - Edicioni Special mbi Politikën e Jashtme dhe Dialogun me Serbinë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

-  Mbahet takimi i Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve, ku temë diskutimi do te jetë; Problemet në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ngritja e çmimit të peronizimeve. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00) 

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Qendra Tregtare " Viva Fresh Store “- Ferizaj organizon hapjen e Ekspozimit dhe Promovimit të Prodhimeve Vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Objekti i Qendrës Tregtare dhe Viva Fresh Store në Ferizaj afër policisë, ora 12:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media takohet me bordin e Radio Televizionit te Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike në të cilën do të shqyrtimi i draft Strategjisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe marrëdhëniet ndërparlamentare dhe shqyrtimi i draft Raportit nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Diasporën dhe Mërgatën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00) 

- Kosovo 2.0 organizon bisedë për zhvillimin e kampanjave të suksesshme të avokimit për të drejtat e njeriut me drejtorin e Fushatave për Evropë në Amnesty International, Fotis Filippou. (Hapësira e K2.0, mbrapa Furra Qerimi 1, ora 18:00)