04 Gusht 2020

Berisha: Shqipëria, ambicie për superfuqi energjetike rajonale

Verona, 12 shkurt - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi në Verona të Italisë se “ambicia kryesore e Shqipërisë është qe të kthehet në një superfuqi energjetike rajonale”.

“Ne jemi të vendosur që në vitet e ardhshme të vëmë në përdorim të gjitha burimet që do të shndërrojnë Shqipërinë në një eksportues të madh të energjisë. Ky është vizioni i qeverisë sime dhe sipërmarrjet italiane do të jenë të mirëpritura të kontribuojnë në këtë vizion”, tha kryeministri Berisha.

Shefi i qeverise shqiptare përshëndeti punimet e Forumit mbi Investimet në Evropën Juglindore në Verona, ne te cilin marrin pjese 600 përfaqësues të kompanive më të mëdha italiane si edhe ministrat e Ekonomisë dhe Tregtisë së vendeve të Evropës Juglindore.

Berisha pasqyroi para investitorëve italianë potencialet dhe mundësitë e mëdha të Shqipërisë. Ai tha se të premten do të firmosë së bashku me kryeministrin italian Silvio Berlusconi një marrëveshje të partneritetit strategjik midis dy vendeve.

“Unë kam qenë përherë i bindur që Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit përfaqësojnë një treg me interes shumë të madh për investitorët italianë. Unë jam shumë i lumtur që kryeministri italian Silvio Berlusconi ka zhvilluar më tej këtë vizion”, deklaroi Berisha.

Ndërkaq, ministri italian i Ekonomisë Claudio Scajola tha se vendi i tij “përfshihet në projektet nukleare, sepse beson në to”

Dhe ashtu siç po orientohen vendet në të gjithë botën, ai beson se energjia e pastër për të mbrojtur ambientin dhe energjia me kosto të qëndrueshme në Evropën qendrore do të thotë rikthim në energji nukleare për prodhimin e energjisë elektrike për përdorim civil.

Sipas Skajoles, aktualisht janë 60 projekte në botë në rrugë për të marrë autorizimin. Italia është i vetmi vend i G8 - ës që nuk prodhon energji elektrike nga burimet nukleare. “Kemi ndërmend ta prodhojmë vet atë duke rikuperuar traditën tonë teknologjike dhe industriale në bashkëpunim me Francën, SHBA-në dhe Rusinë”, tha Skajola.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe USAID-Programi për Drejtësi Komerciale do të mbajë forum virtual me temë 'Ekonomia gjatë pandemisë COVID-19. Si do të ndihmojë Gjykata Komerciale?'. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe diskuton lidhur me Raportin e Punës së Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurial të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Grupi i Aktorëve të Prishtinës mban konferencën për media e cila organizohet me rastin e adresimit të kërkesës se aktoreve në Drejtorinë e Kulturës në Komunën  e Prishtinës, për krijimin e trupës artistike të Teatrit të qytetit në Prishtinë. (Para Komunes te Prishtines, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton planin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:30 - Nisja për media nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)