29 Mars 2024

Beqaj po merr pjesë në Samitin e Tretë Vjetor të Energjisë në Bazel

Bazel, 22 janar - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj po merr pjesë në pjesë në Samitin e Tretë Vjetor të Energjisë që mbahet në Bazel të Zvicrës në të cilin temë qendrore do të jetë financimi i ri për një infrastrukturë të qëndrueshme dhe sfidat strategjike.

Gjatë Samitit, ministri Beqaj do të paraqes të arriturat e Republikës së Kosovës në fushën e infrastrukturës dhe energjetikës, ndërsa do të prezantojë kornizën institucionale dhe ligjore që ofron vendi në këto fusha.

Ai gjithashtu do të informojë të pranishmit me projektet energjetike që janë në proces të realizimit dhe fokusin e Qeverisë për rritjen e Efiçiecës së Energjisë dhe zhvillimin e Burimeve të Ripëtritshme të Energjisë.  

Në këtë kuadër, Beqaj është takuar  me Beatrice Maser, ambasadore udhëheqëse e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SEECO) dhe Michaekl Gerber, ambasador në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Kreu i MZHE-së ka falënderuar ata për ndihmën e pakursyer të Qeverisë zvicerane në projektet e shumta në vendin tonë, siç janë ato në sektorin e energjisë, ujësjellësve, trajtimit të ujërave dhe mbeturinave dhe rritjen e kapaciteteve institucionale.

Ministri Beqaj ka ftuar përfaqësuesit zviceran të agjencive për bashkëpunim ndërkombëtar që të marrin pjesë në Konferencën për Energjinë e Ripërtrishme dhe Efiçiencën e Energjisë që pritet të mbahet në tremujorin e parë të këtij viti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)