29 Mars 2024

Beqaj nuk e jep dorëheqjen

Prishtinë, 17 mars - Deputetët e partive opozitare dhe shoqërisë civile kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, por ky i fundit nuk e ka pranaur një kërkesë të tillë. Edhe situata e krijuar pas përplasjeve të gabimeve me faturat e energjisë elektrike nuk e lëkunidn atë nga pozicioni aktual.

Ai pritet të qëndrojë në postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, të paktën deri në ndryshimet eventuale të Qeverisë, meqë konsideron se nuk ka asnjë arsye që dorëheqjen ta japë tani.

“Ministri Besim Beqaj nuk do të japë dorëheqje, pasi që kërkesa që ai të japë dorëheqje për shkak të faturave të energjisë elektrike tregon se ata që kërkojnë dorëheqjen nuk i kanë të qarta obligimet dhe përgjegjësitë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik”, ka interpretuar qëndrimin e Beqajt, këshilltari i tij politik për marrëdhënie me publikun, Gëzim Baxhaku, shkruan Koha Ditore.

Sipas këshillatrit të tij politik përgjegjësi e vetme e ministrit për Zhvillim Ekonomik është krijimi i politikave të zhvillimit ekonomik dhe hartimi i legjislacionit në lëmenjtë të cilët i mbulon.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga gazeta, Besim Beqaj, që është duke udhëhequr me Zhvillimin Ekonomik, pritet të largohet nga kabineti qeveritar për t’ia lëshuar vendin Mimoza Kusari-Lilës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)