25 Prill 2024

Beqaj në forumin ekonomik dhe energjisë të Euro Azisë

Prishtinë, 16 nëntor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj do të merr pjesë në Forumin Ekonomik dhe të Energjisë të vendeve të Euro Azisë i cili mbahet prej 16 deri më 18 nëntor në Stamboll.

Në këtë tubim do të marrin pjesë ministrat dhe zëvendës ministrat e ekonomisë dhe energjisë së vendeve të Euro Azisë.

Ministri Beqaj në këtë forum do të flet në temën Evropa juglindore dhe vlerat panevropiane.

Gjatë forumit ministri Beqaj do te këtë takime bilaterale me nikoqirët nga Turqia, Ali Babagjan, zëvendës kryeministër i Turqisë, Kursad Tyzmen, ish ministër i tregtisë së jashtme të Turqisë, ministrin për energji dhe burime natyrore Taner Yildiz, kryetarin e Fondacionit Marmara, Akkan Suver dhe zyrtarë tjerë nga Turqia dhe vendet pjesëmarrëse.

Këshilli Atlantik është iniciativë vjetore e cila i sjell udhëheqësit e bizneseve dhe politikbërësit  për të diskutuar rreth sfidave në ekonomi dhe në energji të vendeve të Euro Azisë.

Mbahet çdo vit në Turqi dhe ka për  qëllim të promovoj furnizimin e sigurt me energji, rritjen ekonomike dhe stabilitetin politik në këtë pjesë të botës.

Ky forum propozon dhe promovon zgjidhjet politike për të ndihmuar rajonin që të shndërrohet në qendër te bashkëpunimit ekonomik, investimeve dhe tregtisë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)