20 Prill 2024

Beqaj : Efiçienca e Energjisë fokus i MZHE-së

Prishtinë, 22 nëntor - Ministria e Zhvillimit Ekonomik është duke tentuar që krahas aktiviteteve të reformës strukturale në fushën e energjisë të fokusohet edhe në efiçiencën energjisë dhe energjinë e ripërtëritshme prandaj në këtë kontekst është themeluar Agjencioni Kosovar për Efiçiencën e Energjisë si një nga obligimet të cilat kanë dalur nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj në takimin për përgatitje​në hartimit të planit të dytë të veprimit të Efiçiencës së Energjisë për Kosovën 2013-2015.

Ministri Beqaj me këtë rast ka falënderuar Bankën Botërore, Zyrën e Bashkimit Evropian, UNDP-në, GIZ-in, të cilët i ka vlerësuar si ndër akterët të cilët me përpjekjet e tyre konkrete kanë kontribuar përfshirjen edhe shtete të ndryshme të cilat në formë bilaterale kanë kontribuar në fushën e efiçiencës së energjisë. 

Ndryshe, ministri Beqaj ka njoftuar se Themelimi i Agjencisë për Efiçiencë të Energjisë është obligim që del nga ligji për Efçiencën e Energjisë gjë të cilën MZHE tashmë e ka krijuar për të avancuar sa më shumë këtë fushë.
 
Numri një i MZHE-se po ashtu ka pohuar se në planin e veprimit për vitin 2013-2015 duhet të përfshihen të gjitha institucionet.

“ Plani i veprimit duhet të jetë i implementueshëm për të arritur cakun që është 3 për qind që është edhe synim yni ndaj obligimeve që kemi marr nga Traktati i Komunitetit të Energjisë “ ka pohuar ministri Beqaj.

Ai po ashtu ka falënderuar Bankën Botërore Komisionin Evropian për bashkëpunimin duke shtuar se planet në këtë fushë janë në përputhje të plotë.

Beqaj më tej ka shtuar se projektet që ka BERZH në fushën e efiçiencës së energjisë të cilat kanë dal si rezulatat i takimit të fundit që është mbajtur në Londër ku i kanë mbi 25 miliard euro për efiçiencë të energjisë dhe për energji të ripërtërishme.

“ Kosova duhet të përfitoj nga këto mjete dhe Plani i veprimit 2013 -2015 do të ishte bazë për qasje në raport me konferencën e donatorëve ku do kishim mundësi për të parë edhe mundësitë e investimeve jo vetëm në efiçiencës së energjisë por edhe në energji të ripërtëritshme” ka thënë ministri Beqaj .

Nga ana tjetër Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë Bedri Dragusha, informoi të pranishmit për rolin dhe detyra e këtij Agjencioni në raport me institucionet tjera relevante, të cilat duhet të përfshihen në hartimin e planit të dytë afatmesëm.

“Agjencioni për Efiçiencë të Energjisë do të bëjë monitorimin e Impelmentimit të masava të Efiçiencës së Energjisë të ndërmarra nga Institucionet e nivelit lokal dhe qëndror” ka thënë Dragusha

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)