25 Prill 2024

Bechtel Enka nis ngritjen e kullave të tensionit te Larte

Prishtinë, 1 maj - Bechtel Enka, Projekti i Autostradës se Kosovës, Rruga 7 “Ibrahim Rugova” ne koordinim me Autoritetet Ndërkombëtare mbikëqyrëse për transportin e Energjisë dhe Shtyllave te tensionit te larte, nisin sot projektin e zhvendosjes dhe ndërtimit te kullave te reja 400kV.

Vendimi i fundit i qeverise për shpronësimin e pronave nga ku kalon autostrada i hapi rruge një tjetër faze te ndërtimit te Autostradës, asaj te ngritjes se korridorit te ri te Linjave te Tensionit te Larte nga Fushë Kosova për në Stacionin Qendror te Energjisë.

Rivendosja e linjave te tensionit te larte 400kV është planifikuar te realizohet ne 2 faza.

Faza e pare parasheh ndërtimin e 7 kullave te reja dhe shtrimin e njilës se energjisë për një gjatësi prej 795m te cilat do bejne te mundur zhvendosjen e këtij korridori në një largësi te sigurt jo vetëm për ndërtimin e urës se re që po ndërtohet ne zonën industriale por dhe operimin ne mënyre te sigurt te Autostradës ne te ardhmen kur trafiku te jet i hapur.

Pa përfundimin ne kohe te kësaj faze te pare, ura me e gjate e projektit nuk do te mund te realizohej ne kohe çka do te shkaktonte vonesa dhe ne përfundimin e projektit.

Koordinimi dhe bashkëpunimi i te gjitha institucioneve bene te mundur qe sot te ndjehemi te sigurt për përmbylljen e këtij projekti Brenda afateve te parashikuara.

Faza e dyte parasheh ndertimin e 8 kullave te tensionit te larte dhe shtrimin e 3800m kabllo.

Keto linja 400kV i përkasin linjave te transmisionit ndërkombëtare  qe shkojnë ne drejtim te vendeve fqinje.

Me miratimin e autoriteteve përgjegjëse ne këto vende, sot është ndërprere kalimi i energjisë ne këtë korridor dhe Bechtel Enka nis sot numërimin mbrapsht për përfundimin brenda 12 ditëve te fazës se pare te këtij korridori te Energjisë.

Puna qe po kryhet ne terren kerkon njerëz dhe mjete te specializuara. Para nisjes se këtij procesi specifik, ekipi i sigurisë teknike te Bechtel Enka ka kryer te gjitha trajnimet dhe ka marre te gjitha masat qe puna te kryhet brenda parametrave te sigurisë. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)