18 Prill 2024

BE riparon ndërtesat publike për efiçiencën energjetike

Prishtinë, 16 shtator - Pas riparimit me fonde të BE-së, shkollat fillore "Emin Duraku" dhe "Selman Riza" në Gjakovë u inauguruan zyrtarisht sot. Kjartan Bjornson, i ngarkuari me punë në Zyren ndërlidhëse të Komisionit Evropian përuroi ndërtesat së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave dhe të komunës së Gjakovës. 


Punët riparuese janë fokusuar ekskluzivisht në masat e efiçiencës energjike, siç janë termo-izolimi i mureve të jashtme dhe kulmit, instalimi i dritareve dhe dyerve të reja plastike, ndërrimi i sistemit ekzistues të ngrohjes, si dhe instalimi i sistemit të ri të ndriçimit në njërën shkollë.

Pasi që Kosova ballafaqohet me sfida të mëdha energjetike, si me prodhimin e ulët të energjisë ashtu edhe me konsumin e lartë, investimi në masat e efiçiencës energjike (si në ndërtesa të reja ashtu edhe në ato ekzistuese) është shumë i rëndësishëm. Këto dy shkolla janë shembull i shkëlqyeshëm se si investimi në masat e kursimit të energjisë kursen para brenda një kohe të shkurtër.

Konsumi i energjisë në ndërtesat e rehabilituara pritet të zvogëlohet për të paktën 40 % si dhe temperatura brenda shkollave do të përmirësohet dukshëm. Për shembull, gjatë dimrit, temperaturat në ambientet e shkollës do të ngriten nga 14-15°C në 19-20°C. Gjithashtu, ndotja e shkaktuar nga ngrohja, si emetimet e CO2, do të zvogëlohet.

Përveç dy shkollave në Gjakovë, BE-ja është duke financuar një riparim të ngjashëm në dy shkolla të tjera në Prishtinë si dhe në Spitalin rajonal të Gjilanit.

Komisioni Evropian i kushton rëndësi të madhe eficiencës energjike dhe ambientit të pastër. Përveq riparimit të pesë ndërtesave publike të lartëpërmendura, Zyra ndërlidhëse e KE në Kosovë është duke financuar dy projekte të tjera për eficiencën energjike.

Njëra prej tyre është përkrahja për Ministrinë e Energjisë dhe Minierave në përpjekjet për themelimin e një procesi të auditimit të energjisë në përputhje me kërkesat ligjore dhe të një Plani kombëtar për eficiencën energjike, përmes së cilës janë trajnuar dhe certifikuar auditorët kombëtarë të energjisë.

Projekti i dytë fokusohet në një fushatë të vetëdijësimit publik, për të promovuar përdorimin efikas të energjisë dhe përdorimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë. Gjithsejt këto arrijnë shumën e mbi 2 milionë Euro të investimeve të BE-së për një Kosovë më të pastër dhe më të gjelbërt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)