05 Gusht 2020

BE prezanton planin e investimeve për reduktimin e karbonit

Bruksel, 15 janar - Zyrtarët e Bashkimit Europian paraqitën një plan investimesh për të pakësuar lëshimin e dioksidit të karbonit në zero, deri në vitin 2050.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen shpalli nisjen e fondit të investimeve të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane që do të lëshojë 1 trilion euro (ose 1.1 trilionë dollarë) në dekadën e ardhshme.

Frans Timmermans është zv-presidenti ekzekutiv i Komisionit të BE-së dhe përgjigjet për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane. Ai paralajmëroi se nëse vijon ngritja e temperaturave, europianët nuk do ta kenë më në dorë fatin e tyre.

Të gjitha vendet e BE-së përveç Polonisë ranë dakord muajin e kaluar në ndryshimin e ekonomisë së tyre në 3 dekadat e ardhshme për të mos lëshuar më shumë dioksid karboni. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe USAID-Programi për Drejtësi Komerciale do të mbajë forum virtual me temë 'Ekonomia gjatë pandemisë COVID-19. Si do të ndihmojë Gjykata Komerciale?'. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe diskuton lidhur me Raportin e Punës së Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurial të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Grupi i Aktorëve të Prishtinës mban konferencën për media e cila organizohet me rastin e adresimit të kërkesës se aktoreve në Drejtorinë e Kulturës në Komunën  e Prishtinës, për krijimin e trupës artistike të Teatrit të qytetit në Prishtinë. (Para Komunes te Prishtines, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton planin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:30 - Nisja për media nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00) - anulohet për shkak të kushteve atmosferike