02 Qershor 2020

BE-ja mbështet efiçiencën e energjisë në Kosovë me 9.4 milionë euro

Prishtinë, 8 prill - Marrëveshja për grantin prej 9.4 milionë euro nga IPA 2017 u nënshkrua dje nga BE-ja dhe qeveria e Kosovës, me Bankën Botërore si administrues i besuar. Implementimi i projektit do të fillojë sapo të tejkalohet situata me përhapjen e virusit COVID 19 dhe do të kontribuojë zvogëlimit të ndikimit të tij negativ në ekonomi.

Ky grant do të përdoret nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë si kapital për financimin e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në infrastrukturën publike komunale, përkatësisht në shkolla, qendra të kujdesit shëndetësor, spitale etj dhe do të krijojë vende pune në sektorin e ndërtimtarisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)