19 Prill 2024

BE dhe UNDP dorëzuan grante për komunitetet lokale në Istog, Lipjan dhe Viti

Prishtinë, 26 prill - Projekti Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i financuar nga Bashkimi Evropian (EU) dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dorëzoi grante financiare dhjetë organizatave të shoqërisë civile në Istog, Lipjan, Lipljan dhe Viti. OShC-të përfituese konkurruan në një thirrje publike me propozime zhvillimore të bazuara në projekte, duke synuar të kontribuojnë në arritjen e prioriteteve të komunave dhe të sigurojnë përfitime më të mëdha për komunitetet lokale.

Në Istog, projektet e përzgjedhura do të punojnë për të ngritur ndërgjegjësimin dhe kapacitetet në mesin e nxënësve të shkollave të mesme për qytetari aktive dhe pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse me fokus në mbrojtjen e mjedisit. Kjo do të stimulojë zhvillimin ekonomik lokal për të rinjtë dhe gratë, duke u përqëndruar në kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, si dhe në rritjen e arsimit joformal për gratë në fushën e teknologjisë informative dhe komunikim (TIK).

Në Lipjan, iniciativat përfituese do të forcojnë ekonominë lokale duke fuqizuar gratë dhe të rinjtë në sektorin e biznesit. Kjo do të ndodhë përmes trajnimeve për krijimit të planeve profesionale të biznesit, lansimit të platformës për promovimin e prodhimeve dhe brendeve lokale, si dhe ngritjes së vetëdijes dhe kontribuimin në pjesëmarrjen e të rinjve në kulturë dhe sport.

Ndërsa në Viti, iniciativat lokale do të kontribuojnë në zhvillimin e aftësive profesionale të grave në përpunimin e ushqimit, ngritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e personave me aftësi të kufizuara në lidhje me të drejtat dhe mundësitë e tyre, si dhe promovimin e pajtimit dhe tolerancës ndër-komunitare përmes sportit.

Fjalimet e mirëseardhjes u mbajtën nga Z. Libor Chlad, Zëvendës Shef për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosov dhe znj. Alessandra Roccasalvo, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së.

Z. Libor Chlad, me këtë rast theksoi: "Ne besojmë se kjo është gjëja e duhur për të bërë, kemi kërkuar disa fusha përmes të cilave Kosova mund të përparojë në marrëveshjen e stabilizimit. Për ne është e rëndësishme që askush të mos mbetet prapa, që të gjithë të përfitojnë nga mundësia. Në këtë drejtim OSHC-të në nivel lokal luajnë një rol thelbësor".
 
Znj. Alessandra Roccasalvo, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, iu drejtua të pranishmëve me këto fjalë: "Projekti ReLOaD është diçka shumë inovative për ne që zakonisht, si agjenci, punojmë shumë në nivel qëndror. Mendoj se është duke ndodhur zhvendosja, zhvillimi është duke u përqëndruar në nivel lokal. Në një vend të vogël si Kosova, jo të gjithë mund të jetojnë në Prishtinë. Unë besoj se komunat me të vërtetë janë shumë të rëndësishme për ta bërë Kosovën një histori suksesi. Njerëzit duan të jetojnë aty prej nga janë, ose me familjen e tyre. Pra, me shoqërinë civile, po punojmë mu për këtë, në mënyrë që të rrisim shumëllojshmërinë dhe nivelin e shërbimeve të ofruara, që domosdo rrisin besimin e popullatës në procesin qytetar ".

Kryetari i komunës së Lipjanit, Z. Imri Ahmeti, mori fjalën në emër të komunave partnere. "Unë jam këtu për të ju falenderuar për kontributin dhe ndihmën tuaj. Besoj se kjo do të ketë një ndikim të madh për shoqërinë civile në Lipjan, veçanërisht forcimi i rolit të shoqërisë civile, me fokus në gratë dhe të rinjtë ".

Programi Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor është një iniciativë rajonale 3-vjeçare e financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP, me fokus në forcimin e partneriteteve midis qeverive lokale dhe organizatave të shoqërisë civile duke prezantuar dhe mbështetur një model transparent dhe financim të projekteve të OShC-ve nga buxhetet komunale. Në Kosovë, projekti punon me pesë komuna (përveç Istogut, Lipjanit dhe Vitisë, edhe në Kamenicë dhe Zveçan), me qëllim të përforcimit të demokracisë pjesëmarrëse në nivel lokal, zgjerimin e marrëdhënieve efektive mes qeverive lokale dhe OSHC-ve, si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të OSHC-ve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)