25 Prill 2024

BB, strategji për mbështetjen e energjetikës dhe bujqësisë

Prishtinë, 15 prill - Kryetari i Kuvendit të  Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një  takim me  drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore, znj.Jane Armitage dhe drejtorin për Kosovë të kësaj banke, Ranjit Nayak.

Me këtë rast, Armitage theksoi se në kuadër të bashkëpunimit të Bankës Botërore dhe Kosovës, e cila tashmë është anëtare e këtij institucioni financiar, Banka Botërore është duke përgatitur një strategji për mbështetjen financiare të energjetikës në Kosovë.

”Presim që kjo strategji të përkrahet edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, theksoi Armitage. Po kështu, Banka Botërore e sheh si prioritet edhe mbështetjen e sektorit të bujqësisë. Planifikohet që agrokompleksit kosovar t’ i jepet një kredi e volitshme , përkatësisht me kamatë zero në afat kthimi prej 40 vjetësh. Z. Armitage tha se pritet që kjo kredi të miratohet nga ana e Bankës Botërore.

Kryekuvendari Krasniqi u falënderua për këtë vizitë dhe për informacionin e ofruar. Ai theksoi se Kosova ka nevojë për një sistem zhvillimor në lëmin e energjetikës, ndaj edhe ka nevojë që të mbështetet nga Banka Botërore.

Kosova, sipas Krasniqit, ka rezerva të mëdha të thëngjillit, ndërsa teknologjia është e vjetruar, ndaj këto rezerva nuk po mund të shfrytëzohen sa e si duhet. Në këtë kontekst strategjia për mbështetje të energjetikës është e mirëseardhur. Po kështu, Kosova ka nevojë edhe për mbështetje në fushën e bujqësisë, u shpreh kryekuvendari Krasniqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)