25 Prill 2024

BB dëshmon përkrahjen e vazhdueshme për sektorin e energjisë në Kosovë

Prishtinë, 15 dhjetor - Një delegacion i lartë i Bankës Botërore në krye me Riccardo Puliti ku vizituar Korporaten Energjetike te Kosovës. Delegacioni u prit dhe u shoqërua nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj me bashkëpunëtorë, me ç’rast vizituan minierat, termocentralin Kosova A dhe Kosova B.

Gjatë vizitës, Gjukaj e informoi Puliti dhe delegacionin për gjendjen aktuale, rezultatet e arritura, si dhe sfidat e proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u, e me theks të veçantë për zhvillimet e fundit rreth zhvendosjes.

Nga ana tjetër, zyrtarët e delegacionit të BB u shprehën se Banka Botërore mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën për të zgjidhur mungesat e energjisë nëpërmjet një strategjie gjithëpërfshirëse që përfshin rritjen e efiçiencës së energjisë, zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, integrimin në tregjet rajonale të energjisë, dhe përkrahjen për gjenerim të ri të energjisë qe është edhe e besueshme edhe e arritshme për qytetarët.

"Përkrahja per ta adresuar mungesën e energjisë në Kosovë është vetëm një element i strategjisë më të gjerë të Grupit të Bankës Botërore për të përkrahur zhvillimin ekonomik, përmirësuar konkurueshmërinë dhe menaxhimin e mjedisit, përshpejtuar rritjen e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës për të rinjtë në Kosovë”.

Duke falënderuar Puliti dhe delegacionin  për interesimin e vazhdueshëm të BB për sektorin e energjisë në Kosovë, Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj tha se përkundër faktit që KEK-u po përballet me mungsën e qymyrit si pasoj e ngecjes në zhvendosje, KEK, është duke përmbushur me përpikëri obligimet kontraktuale konforme situatës, si dhe është në përputhje të plotë me rregullat e tregut në fuqi, me ç’rast është duke njoftuar në vazhdimësi të gjithë akterët e sektorit të energjisë rreth problemit me zhvendosje dhe është duke punuar ngushtë me Qeverinë që të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë.

"Në këtë drejtim, KEK-u ka zbatuar me përpikëri vendimin e qeverise, ka rishikuar Planin e Veprimit të Zhvendosjes të cilin e ka dërguar tek Autoriteti miratues MMPH-Qeveria e Kosovës dhe vetëm pas aprovimit të tij nga Ministria, ka dorëzuar ofertat për kompensimin e pasurisë së paluajtshme. Këto oferta janë duke u pritur mjaft mirë tek pjesa dërmuese e banoreve dhe procedura e nënshkrimit të kontratave është në vazhdim e sipër”. ka theksuar Gjukaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)