29 Mars 2024

Bartja e aseteve te “Limaku” do të bëhet më 7 maj

Prishtinë, 3 maj - Komisioni Qeveritar i Privatizimit të Kompanisë Kosovare për Furnizim dhe Distribuimit të Energjisë (KKDFE) ka shqyrtuar të premten procesin e bartjes së kompanisë KKDFE në “Kosovo Limak Calik Energy” dhe ka konstatuar se duke u bazuar në ligjet e aplikueshme në vend dhe dokumentet e tenderit, data për bartjen e aseteve është 6 maj 2013.


I kontaktuar nga gazeta "Epoka e re, Gëzim Baxhakut, këshilltar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), ka bërë me dije se bartja e aseteve do të bëhet më 7 maj, meqë 6 maji është ditë feste.

“Pasi bëhet fjalë për ditë feste shtetërore, bartja e aseteve nga kompania KKDFE në ‘Kosovo Limak Calik Energy’, do të kryhet të martën më 7 maj 2013”, ka theksuar ai.(Epoka e re)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)