16 Janar 2019

Banka Austriake për Zhvillim vizitoi fabrikën e trajtimit të ujit në Shkabaj

Prishtinë , 14 shtator – Gjatë ditës së sotme, Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ,,Prishtina,, sh.a., gjegjësisht fabrikën e trajtimit të ujit në Shkabaj e vizituan përfaqësues të lartë të Bankës Austriake për Zhvillim, Ministrisë Federale të Financave të Austrisë, Bankës Kombëtare të Austrisë dhe përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim KFW me zyre në Prishtinë.

Ata u pritën nga përfaqësuesit më të lartë të Kompanisë, kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu, drejtori teknik Sokol Xhafa dhe zyrtarë të tjerë.

Në takim morën pjesë,  Andreas Prossenitsch/ menaxher për investime financiare në OeEB,  Heidrun Schmid, Karin Roitner,Johann Kinast nga Ministria Federale e Financave të Austrisë, Vjosa Huruglica nga Zyra Tregtare e Austrisë, Tomas Slacik nga Banka Kombëtare e Austrisë si dhe Premtim Islami nga KFW Banka Gjermane për Zhvillim.

Gjatë këtij takimi  u diskutua për gjendjen e përgjithshme të funksionimit të fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj, meqenëse Banka Austriake për Zhvillim është edhe garantuese e kthimit të kredisë prej 20 milion euro ,që KRU,,Prishtina,, sh.a. e ka marë nga Banka Gjermane për Zhvillim KFW për ndërtimin e fabrikës së re të ujit.

Temat në interes të përgjithshëm që u diskutuan përgjatë kësaj vizite ishin, ndikimi i fabrikës së re në Shkabaj në / impakti ekonomik, ekologjik, përmbushja e standardeve ambientale, trajtimi i ujërave të zeza dhe largimi i tyre, sistemi i menaxhimit të ambientit, certifikimi dhe standardet ndërkombëtare, vlerësimi ekologjik i mallrave dhe shërbimeve të prodhuara, pastaj çështjet sociale, emetimi i ndotësve, siguria në punë, edukimi, orët e punës,siguria në punë dhe në fund përmbushja e standardeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 janar 2019 - Banorët e lagjes Makolli nga fshati Cikatovë protestojnë para Gjykatës Themlore në Drenas në mbrojtje të çdo vendimi që merr gjykata në dem të familjes Makolli. (Para Gjykatës Themelore në Drenas, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve, në tri institucione te Qeveria, Kuvendi, si dhe te Presidenti. (Qeveria e Kosovës, ora 9:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e komunës së Lipjanit. (Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Vëllezërit Frasheri” në Lipjan, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Agjencia Kosovare e Privatizimit, ora 10:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e çerdhen e komunës së Lipjanit. (Objekti i çerdhes se Lipjanit, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantohet Punimi i Politikave “Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të Podujevës dhe Suharekës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore e Prizrenit mban konferencën për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë  para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Protesta do të fillojë nga Bibloteka Kombëtare, ora 13:00)