19 Prill 2024

Avokati i Popullit shprehë shqetësimin për ndotjen e ambientit

Prishtinë, 28 prill - Avokati i Popullit përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin e tij se ndotja e ambientit në Kosovë me çdo ditë që kalon po bëhet gjithnjë e më rëndë.

\"Përveç hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave, prerjes së pyjeve, shkatërrimit të ambienteve të lira, zënies së tokës pjellore me ndërtime,  shkatërrimi i shtretërve të lumenjëve, dukuria e djegies së mbeturinave industriale, sidomos e gomave,  që bëhet më e theksuar veçmas me rastin e shënimit të festës së 1 Majit në Kosovë, si dhe hamulloreve nga ana e pronarëve dhe shfrytëzuesve të tokave në periudhën e korrjeve shirjeve\", janë dukuri jashtëzakonisht shqetësuese për Avokatin e Popullit.

Me këtë rast, Avokati i Popullit, përkujton obligimin e respektimit të Nenit 52 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me të cilin mbrojtja e natyrës dhe biodiversitetit është përgjegjësi dhe detyrë e të gjithë qytetarëve, të cilët janë faktorë i rëndësishëm në mbrojtjen dhe ruajtjen e ambientit dhe shëndetit e jetës.

Ruajtja e mjedisit, ajrit, tokës dhe ujit, janë obligim moral dhe ligjor i qytetarëve dhe i institucioneve publike.

Avokati i Popullit kërkon nga të gjithë qytetarët, që të shmangin këto praktika dhe të ndikojnë edhe tek njeri tjetri që të evitohen këto dukuri që ndikojnë drejtëpërsëdrejti në degradimin e mjedisit, ndotjen e ajrit, ujit  dhe tokës.

Gjithashtu, Avokati i Popullit fton të gjithë mekanizmat relevantë, organet qendrore dhe lokale, Inspektoriatet mjedisore të të dy niveleve, si dhe organet e ruajtjes së rendit, që në bashkëpunim të mbikqyrin, të parandalojnë dhe tëpengojnë këto dukuri, pasojat e të cilave do të jenë afatgjata.

Avokati i Popullit fton organet e sundimit të ligjit që  ndaj kryerësve të veprimeve të tilla shqetësuese të ndërmerren të gjitha masat e përcaktura me ligj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)