16 Dhjetor 2017

Avokati i Popullit informon deputetët për faturimin e energjisë së shpenzuar në Veri

Prishtinë, 6 dhjetor - Sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione është i ftuar Avokati i Popullit, Hilmi Jashari për të diskutuar lidhur me Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Komisioni po ashtu do te bëj shqyrtimin e Propozim-vendimit të Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit, (i ftuar Avokati i Popullit z.Hilmi Jashari),
 
Nderkaq pika e fundit e rendit te ditës të këtij komisoni është edhe njoftimi lidhur me shqyrtimin e peticioneve nga Grupi Punues i Komisionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Dhjetor 2017

- Mbahet kuvendi i jashtzakonshëm zgjedhor për të zgjedhur kryesuesin/en e bordit të Asociacionit te Gazetarëve të Kosovës. (Salla e Kuqe e Fakulteti Filologjik, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Gjimnazi Hasan Nahi në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë Atmosfera organizon edicionin e pestë me radhë Gara e Intelegjencës "EUREKA 5". (Në të gjithë Kosovën në shkollat e përcaktuara nga Komunat, ora 11:00)

- Organizata “Let’s Do It Kosova” bashkëpunim me Komunën e Gjakovës dhe Kompaninë Rajonale të Pastrimit “Çabrati”do të organizojë aksion pastrimi në Lagjen Berkoc të Gjakovës. (Afër Varrezave të Qytetit, Gjakovë, ora 11:00)

- Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës mban takimin letrar “Esad Mekuli”. Në kuadër të takimit organizohen sesioni letrar, i cili i kushtohet albanologut Robert Elsie. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)