20 Prill 2024

Avokati i Popullit i shqetësuar për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Prishtinë, 23 qershor - Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për të shtrenjtuar për 8.9 % energjinë elektrike në Kosovë ka shqetësuar Avokatin e Popullit, Sami Kurteshi.

Avokati i Popullit  konsideron se ky vendim ndikon negativisht në standardin e jetës së qytetarëve, duke e rënduar edhe më tepër gjendjen edhe ashtu të rëndë sociale dhe ekonomike të tyre.

Monopoli të cilin e mban KEK-u në menaxhimin e rrjetit të energjisë elektrike e sipas Kurteshit pamundëson qytetarin të përzgjedh në një konkurrencë të lirë çmimesh e ofruesi shërbimesh.

"Kualiteti i shërbimeve nuk korrespondon me çmimet që janë, të cilat janë më të larta sesa ato  në shtetet me standard shumë më të lartë se Kosova. Gjithashtu, është tërësisht e papranueshme që qytetari të ngarkohet të paguajë në mënyrë retroaktive me çmimin e shtrentjuar të energjisë elektrike."  
 
Avokati i Popullit fton Zyrën e Rregullatorit për Energji të analizojë dhe të marrë parasysh gjendjen ekonomiko sociale në vend dhe të rishqyrtojë edhe njëherë vendimin pë shtrenjtimin e energjisë elektrike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)