20 Prill 2024

Avokati i popullit i shqëtesuar me deponinë e mbeturinave në Gjilan

Prishtinë, 26 qershor - Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, shpreh shqetësimin me gjendjen e krijuar në deponinë e mbeturinave në periferi të Gjilanit. 

Përkunder shqetësimit dhe reagimit të qytetarëve dhe të AP-së dhe përkundër daljes në vend të ngjarjes të përfaqësuesve të IAP-së, të cilët inicuan edhe daljen e inspektorëve të Inspektoriatit Mjedisor, të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe analizës së situatës së krijuar, gjendja atje sa vjen e përkeqësohet.

Në terren është vërejtur  keqadministrim i mbeturinave përbrenda deponisë, djegie e mbeturinave  dhe për pasojë ndotje e ajrit, ndotje në vazhdimësi e ujit dhe tokës nga shperndarja e pakontrolluar e mbeturinave, që tashmë zë hapësirë rreth 500 metra jashtë rrethojes së deponise, në pronë publike dhe private, e për më keq duke bllokuar rrugën nëpër të cilën barten mbeturinat për në deponi. 

Situata vlerësohet me rrezik permanent për jetën dhe shëndetin e njerëzvë që jetojnë përreth kësaj deponie, vecmas tani kur temperaturat  janë të larta.

Përvec derdhjes së mbeturinave jashtë deponisë, shqetësimin e IAP-së lidhur me gjendjen  në këtë deponi,  e shton fakti se në mbeturinat që hidhen aty, punojnë fëmijë të mitur që mbledhin hedhurina të caktuara, duke u vënë në këtë mënyrë para rrezikut të drejtëpërdrejtë për sëmundje të ndryshme, e së këndejmi edhe për jetën e tyre. 

Avokati i Popullit, fton të gjithë faktorët relevant, organet kompetente të nivelit qendror dhe lokal, si dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, të ndërmarrin masa të menjëhershme për të  administruar si duhet derdhjen e pakontrolluar të mbeturinave dhe sanimin e dëmeve
Avokati i Popullit fton Prokurorinë dhe Gjykatën për marrjen në përgjegjësi ligjore të të gjithë individëve dhe institucioneve përgjegjëse. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)