29 Mars 2024

Arben Gjukaj ende nuk është shkarkuar nga detyra

Prishtinë, 19 mars - Arben Gjukaj vazhdon të ushtrojë funksioni tij si Drejtor Menaxhues në bordin e Korporatës Energjitike të Kosovës edhe pse nga konsumatorët ka pasur presione për vjedhet që u janë bërë përmes faturave të fryra.

Ata nëpërmjet protestave kanë kërkuar që të largohej nga detyra e drejtorit menaxhes Arben Gjukaj, pasi fajin sipas tyre e kishte ai.

Por KEK ende nuk ka marrë një vendim për të shkarkuar Gjukajn nga pozita e drejtorit menaxhues. Zyrtarja për informim e KEK-ut, Eglantina Hoxha, i ka thënë “Kohës Ditore” se menaxhmenti nuk ka informacion nëse Bordi i KEK-ut ka marrë vendim për shkarkim të drejtorit menaxhues.

E këshilltari i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Gezim Baxhaku, ka thënë se ka qenë kërkesë e komisionit ndërqeveritar që Arben Gjukaj të shkarkohet, duke u bazuar në gjetjet e raportit të ZRRE-së.

Baxhaku ka thënë se Qeveria pret informacione nga Bordi i KEK-ut lidhur me kërkesën që i është bërë. E në rast se Bordi i KEK-ut nuk e zbaton kërkesën e këtij komisioni, Baxhaku ka sqaruar se është pikërisht komisioni që duhet të vendosë nëse çështjen do ta dërgojë në Qeveri për ndëshkimin edhe të Bordit të KEK-ut./

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)