20 Prill 2024

Ambasadori amerikan viziton KEK-un

Prishtinë, 12 prill - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë,  Philip S. Kosnett ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi, priti dhe e shoqëroi Ambasadorin Kosnett gjatë vizitës në termocentralin Kosova A dhe në minierat e KEK-ut.

Drejtori Menaxhues Thaçi falënderoi ambasadorin Kosnett për interesin që ambasada e Shteteve të Bashkuara vazhdimisht ka treguar në zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë.

Drejtori Menaxhues Thaçi tha se vizita e sotme demonstron mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zhvillimin ekonomik të Kosovës, me theks të veçantë në mbështetjen që i është ofruar KEK-ut.

Ambasadori Kosnett shprehu angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike dhe rëndësinë e ndërtimit të termocentralit Kosova e Re, i cili do të siguroj stabilitet afatgjatë të furnizimit me energji elektrike për vendin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)