22 Shtator 2019

Amazona nuk mund të thith gazrat serrë të shtuara në të ardhmen

Mynich, 28 gusht - Një grup shkencëtarësh gjermanë kanë paralajmëruar se pyjet e shiut në Amazonë nuk mund të thithin gazrat serrë të shtuara në të ardhmen.

Amazona konsiderohet si një filtër gjigant që përthith gazrat serrë të prodhuar nga ne.

Nëpërmjet fotosintezës, pyjet përdorin dritën e diellit për të thithur dioksidin e karbonit dhe çliruar oksigjen.

Sipas vlerësimeve nga Paneli Ndërkombëtar mbi Ndryshimin e Klimës, pyjet e shiut të Amazonës thithin një të kartërtën e dioksidit të karbonit të lëshuar çdo vit nga karburantet fosile.

Tani, një studim nga Universiteti Teknik i Mynichut paralajmëron se ky përfitim që njerëzimi ka nga Amazona do të arrijë një kufi në të ardhmen nëse ne vazhdojmë rritjen e nivelit të dioksidit të karbonit.

Profesore Katrin Fleischer nga Universiteti Teknik i Mynihut paralajmëron se aftësia e Amazonës për thithjen e dioksidit të karbonit mund të mos mbetet e qëndrueshme.

Sipas Fleischer-it, në shumë rajone të Amazonës, ekosistemi ka një histori prej miliona vitesh dhe toka e saj është e pasur me lëndë ushqyese.

"Pyjet globale na kanë dhënë kohë, kanë kompensuar disa nga lëshimet tona, nëpërmjet veprimeve si thithja e këtyre lëshimeve. Nëse ky shërbim përfitues që na kanë bërë pyjet e shiut të Amazonës, do të zhduket, ndryshimi i klimës globale do të bëhet më i shpejtë sesa e mendojmë ne tani."

Fleischer-i tha që, nëse paralajmërimi i tyre është i saktë, klima e Tokës do të nxehet më shpejt sesa është menduar në studimet e kaluara.

Modeluesit e ekosistemit thanë se dioksidi i karbonit shtesë mund të thithet nga pyjet dhe të transformohet në biomasë, nëse ekziston fosfori i mjaftueshëm, që vepron si lëndë ushqyese për pyjet.

Profesor Marcos Silveira Buckeridge është drejtor i Institutit të Bioshkencës të Universitetit të Sao Paulo-së në Brazil.

Ai vuri në dukje se rëndësia e përqendrimit të fosforit si lëndë ushqyese në tokë.

"Në Amazonë, fosfori është substancë kufizuese e normës dhe një lëndë ushqyese që kufizon normën në tokë. Prandaj, nëse pyjet po rriten më shumë, kjo ndodh meqenëse më shumë dioksid karboni është prodhuar në atmosferë. Nëse kjo arrin kufirin përqendrimit të fosforit si lëndë ushqyese në tokë, një gjë e till mund të ndalojë procesin e fotosintezës dhe të rritjes së pyjeve në të ardhmen."

Znj. Fleischer tha se përveç kufizimeve të lëndëve ushqyese aktuale në pyjet e shiut, kërcënimet nga shpyllëzimi dhe zgjerimi bujqësor duhet të trajtohen shumë seriozisht.

Universiteti Teknik i Mynihut dhe qeveria braziliane kanë nisur një projekt të quajtur "Amazon FACE".

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)