28 Mars 2024

Aktakuzë për inkasantin e KEDS-it që përvetësoi para në Pejë

Pejë, 25 shkurt - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.B.,  për shkak të veprës  penale “Përvetësimi në detyrë”, nga neni 425, paragrafi 1, të KPRK, dhe veprën penale  “Mashtrimi”, nga neni  335, paragrafi 1,të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.B., nga data 19 dhjetor 2017 e gjerë me datë 2 mars të vitit 2018, në komunë të Pejës dhe Istogut, në cilësinë e inkasantit të kompanisë KEDS,  kishte përvetësuar  shumën e parave prej 290 (dyqindenëntëdhjetë) euro,  nga të dëmtuarit, R.M., Q.K., E.G., dhe N.Z., në emër të inkasimit për energjinë elektrike të shpenzuar dhe për t’i deponuar tek zyrat e KEDS-it, mirëpo të njëjtat i kishte përvetësuar.

Të pandehurit, edhe pse ju kishte ndërprerë marrëdhënia e punës nga kompania KEDS me datën 4 maj 2018,  i njëjti me datën 28 maj 2018, në fshatin Suhogerllë të komunës se Istogut,  përmes paraqitjes se fakteve të rreme, kishte veshur uniformës e punës duke u paraqitur si punëtor i KEDS-it, kishte përvetësuar shumën e të hollave prej 70 (shtatëdhjetë) euro, nga të dëmtuarit Sh.S., dhe I.V, kinse për pagesë të energjisë elektrike.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)