24 Prill 2024

Aksioni ‘Ta Pastrojmë Kosovën’ mbahet me 5 Qershor

Prishtinë, 9 maj - Për nder të 5 Qershorit, Ditës Botërore të Mjedisit, Let’s Do It Kosova do të organizojë aksionin e madh të pastrimi “Ta Pastrojmë Kosovën” në të gjitha komunat e Kosovës.

Aksioni i pastrimit i organizuar nga Let’s Do It Kosova, do të mbahet në kuadër të aktiviteteve të parapara nga një Këshill i Përbashkët që përbëhet prej Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimin Hapësinor dhe OJQ-ve mjedisore.

dhe Pra, Dita Botërore e Mjedisit përveç aksionit të madh të pastrimit në tërë Kosovën, do të shënohet edhe me aktivitete tjera të shumta, organizuar nga MMPH-ja dhe  OJQ të tjera, si GAC, REC dhe PAMKOS.

Tashmë, Let’s Do It Kosova ka filluar organizimin  e këtij aksioni, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Komunat e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, KMDK-në OJQ e grupe vullnetarësh nga e tërë Kosova, kompani të pastrimit të mbeturinave dhe kompani të shumta private që do të ofrojnë makineritë e tyre për largimin e mbeturinave gjatë aksionit. Ndërsa, kompanitë private si Scampa, Meridian e Dita do të ofrojnë mjete logjistike.

Përmes kësaj shkrese, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që më 5 Qershor të dalin në aksione, për largimin e mbeturinave nga deponitë ilegale, në mënyrë që të gjithë së bashku të japim kontributin tonë për përmirësimin e imazhit të vendit.

5 Qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ndërsa qëllim i kësaj dite është që të nxisë aktivitete dhe aksione për arritjen e ndryshimeve pozitive në mbrojtje të mjedisit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)