18 Prill 2024

Aksion i pastrimit mbahet sot në Kamenicë

Kamenicë, 14 nëntor - Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Kamenicës.

Të pranishëm në aksion përveç ekipit të Let’s Do It, do të jenë edhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, nënkryetari i komunës dhe njëkohësisht edhe koordinatori i Task Forcës Faton Jakupi,  anëtarët të tjerë  e vullnetarë të shumtë.

Po sot organizatorët e fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizojnë tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave të rajonit të Prishtinës në fushatën e pastrimit nga data 15 shtator e deri më tani.

Në Tryezë përveç ekipit të Let’s Di it, marrin pjesë edhe zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit, zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe kryesues të task forcave komunale të Fushatës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)