20 Prill 2024

Agjencia e Navigacionit ndihmon Kryeqytetin me të dhëna meteorologjike

Prishtinë, 17 gusht - Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) dhe Kryeqyteti i Kosovës Prishtina, nënshkruan Marrëveshje  Mirëkuptimi në lidhje me ofrimin e të dhënave meterologjike për këtë të fundit.

Palët, përmes kësaj marrëveshje u dakorduan që në vazhdën e përpjekjeve për adresimin e ndotjes së ajrit në Prishtinë, Departamenti Meteorologjik i ASHNA-së do t’i dërgojë Drejtorisë së Administratës së Prishtinës të dhënat meteorologjike në baza të rregullta kohore.

Nga këto të dhëna Kryeqyteti do të përfitojë përmes njoftimit të publikut se kur pritet të ketë stagnim të lëvizjes së masave ajrore, rrjedhimisht rritje të ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Menaxheri i Departamentit Meteorologjik në ASHNA, Sherif Gosalci dhe Nënkryetari njëherit Drejtor i Drejtorisë së Administratës i Kryeqytetit Muhedin Nushi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)