29 Mars 2024

83 për qind e katastrofave janë shkaktuar nga moti ekstrem dhe ndryshim i Klimës

Gjenevë, 18 nëntor - Në një raport të publikuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar thuhet se veprimet globale për të trajtuar ndryshimet klimatike aktualisht nuk po arrijnë të mbrojnë njerëzit që janë më në rrezik.

Raporti bën të ditur se gjatë dekadës së kaluar, 83 për qind e katastrofave ishin shkaktuar nga moti ekstrem dhe ngjarjet e lidhura me klimën.

Raporti i titulluar ''Raporti Botëror i Fatkeqësive 2020: Ardhja e Nxehtësisë ose Ujërat e Lartë'', tregon se vendet më të prekura nga katastrofat e lidhura me klimën marrin vetëm një pjesë të fondeve në dispozicion për adaptimin e ndryshimeve klimatike.

"Gjatë dekadës së kaluar, 83 për qind e të gjitha fatkeqësive u shkaktuan nga moti ekstrem dhe ngjarjet e lidhura me klimën si përmbytjet, stuhitë dhe valët e nxehtësisë", thuhet në raport.

Së bashku, këto katastrofa morën më shumë se 410 mijë jetë njerëzish dhe prekën një numër marramendës prej 1.7 miliardë njerëz, duke luftuar kështu për të mbrojtur njerëzit nga efektet rënduese të ndryshimeve klimatike, shtohet më tej.

"Ndryshimet klimatike nuk janë për të ardhmen. Sigurisht, gjërat mund të përkeqësohen në të ardhmen, por kjo tashmë ka ndodhur. Dhe ne mund ta shohim këtë nga statistikat. Ne po e përjetojmë këtë pothuajse çdo ditë", deklaroi sekretari i Përgjithshëm i IFRC-së, Jagan Chapagain në një konferencë virtuale për media të OKB-së.

"Përgjegjësia jonë e parë është të mbrojmë komunitetet që janë më të ekspozuarat dhe më të prekshmet ndaj rreziqeve klimatike", tha Chapagain.

Ai tha se hulumtimi i IFRC-së demonstron se bota ka dështuar ta bëjë këtë në mënyrë kolektive.

"Ekziston një shkëputje e qartë midis vendit ku rreziku i klimës është më i madh dhe asaj se ku shkojnë fondet e adaptimit të klimës. Kjo shkëputje mund të kushtojë jetë", thekson Chapagain.

Dështimi për të mbrojtur njerëzit më të prekshëm ndaj ndryshimeve klimatike është veçanërisht alarmant, duke patur parasysh rritjen e vazhdueshme të numrit të fatkeqësive klimatike dhe të lidhura me motin.

Sipas raportit, numri mesatar i fatkeqësive të klimës dhe të atyre që lidhen me motin për dekadë është rritur me gati 35 për qind që nga vitet 1990.

Raporti Botëror i Fatkeqësive potencon se pakot masive stimuluese që janë duke u zhvilluar aktualisht në të gjithë botën në përgjigje të pandemisë së COVID-19 janë një mundësi për të adresuar dhe zvogëluar cenueshmërinë e klimës.

Një rikuperim që mbron njerëzit dhe planetin do të ndihmonte në uljen e rreziqeve të sotme dhe do t'i bënte komunitetet më të sigurta dhe më elastike ndaj katastrofave të ardhshme.

"Puna e adaptimit të klimës nuk mund të radhitet e dyta ndërsa bota është e preokupuar me pandeminë: të dy krizat duhet të trajtohen së bashku", tha Chapagain.

"Ne duhet të rrisim në mënyrë të konsiderueshme investimet për aksione të mençura klimatike që forcojnë zvogëlimin dhe gatishmërinë e rreziqeve, së bashku me ligjet dhe politikat e mençura të klimës", tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)