23 Prill 2024

30 ton mbeturina më pak në kuadër të kampanjës vetëdijesuese “Ruje mos e Gjuj”

Prishtinë, 7 nëntor - Green Art Center-Prishtina (GAC) në kuadër të kampanjës “ Ruje mos e Gjuj”, e cila implementohet në partneritet me MMPH, komunat përkatëse dhe disa institucione publike dhe private në Kosovë, shihet të jetë treguar e suksesshme duke raportuar se janë mbledhur mbi 30 tonë mbeturinë e riciklueshme gjatë kësaj periudhe 6 mujore të implementimit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në disa institucione universitare në Prishtinë dhe në 500 amvisëri në Vushtri.

Zyrtarët e GAC, raportojnë se përkundër faktit se ky process I ndarjes në burim po përballet me sfida kryesisht në institucionet universitare ku shpeshherë mbeturinat po përzihen, në pjësën tjetër të akterëve që janë pjesë e këtij projekti ndarja e mbeturinës së riciklueshme po realizohet shumë mirë prej anës së qytetarëve.

Kjo kampanjë i bashkangjitet aktiviteteve të GAC si organziatë e cila tashmë me përkrahjen e donatorëve të ndryshëm po arrijnë të shtrijnë skemën e riciklimit të mbeturinave në disa komuna pilote në Kosovë.

Kësisoj,ky process I rëndësishëm për zvogëlimin e sasisë së mbeturinave që shkojnë në deponi, po përballet me sfida të shumta ku përpos vetëdijes qytetare, krijimit të parakushteve për ofrimin e infrastruktures për ndarje ne burim, duhet të analizohet dhe sigurohet tregu I grumbulluesve të mbeturinave të riciklueshme, mundësia e tyre në përfshirje në sistem, dhe ku paraprakisht të krijohen mundësi për grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave të riciklueshme me qëllim që sistemi të jetë i qëndrueshëm.

Urojmë që ky model i mirëfilltë i organizimit të skemës për riciklim të shtrihet në nivel vendi duke u përkrahur edhe prej nivelit qëndror, duke reduktuar në këtë mënyrë sasinë e mbeturinave që deponohen si edhe duke I dhënë zhvillim ekonomisë qarkore në nivel vendi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)