08 Korrik 2020

16 ton mbeturina më pak përmes ndarjes për riciklim në Drenas

Drenas, 12 nëntor - Komuna e Drenasit në bashkëpunim me organizatën qeveritare GIZ-i gjerman dhe në bashkë-implementim me organizatën joqeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC) në Kosovë; po rezulton e suksesshme për sa I përket pilot projekteve për riciklim që po zbatohen në këtë komunë.

Kësisoj, sipas raporteve prej matjeve në terren prej organizatës GAC, në përiudhë 3 mujore diku rreth 16 ton mbeturinë kryesisht plastikë nuk është dërguar në deponi,duke u klasifikuar sipas llojit në qendrën e stacion transferit për tu përpunuar më tutje për tregun e riciklimit.

Zyrtarë të sektorit të menaxhimit të mbeturinave në këtë komunë, janë shprehur se projekti i ndarjes në burim për riciklim është pritur mirë prej qytetarëve në zonat ku është duke u pilotuar.

Njëherësh,sic shprehen zyrtarë prej kësaj komune,komuna e Drenasit është e fokusuar që bashkarisht më kompaninë “Pastrimi” dhe donatorë të huaj të funksionalizojnë qendrën e stacion transferit që ndodhet në këtë komunë.

Sipas tyre,funksionalizimi I qendrës së stacion transferit pritet të ndodhë prej gjatë vitit të ardhshëm bashkarisht më donatorë sllovenë ku komuna dhe kompania publike janë bashkëfinancuese në këtë proces.

Njëherësh,koordinatori I GAC në këtë komunë tregon se përkundër sfidave në vetëdijesim dhe për ngritjen dhe funksionalizimin e skemës së ndarjes në burim përmes analizave të sistemit, rezultatet për komunën e Drenasit tregojnë se është duke u krijuar një kulturë në shoqëri dhe matjet e sasisë së mbeturinës së riciklueshme e tregojnë këtë.

Sipas tij 800 amvisëri ,institucionet shkollore dhe disa bisnese janë pajisur me shporta për riciklim dhe ku grumbullimi I mbeturinave të riciklueshme bëhet një herë në dy javë sipas planit të operimit vetë për të riciklueshme.

I pyetur rreth benefiteve që do të sjellë funksionalizimi i qendrës së ndarjes për riciklim brenda stacion transferit, zyrtari I GAC tregon se kjo do të reduktojë dukshëm sasinë e mbeturinave që shkojnë në deponi, si rrjedhojë do të krijojë potencial për riciklimin e mbeturinave për këtë komunë.

Prej anës së kompanisë “Pastrimi” njësitit për Drenas, komunikohet se ky proces kërkon angazhim dhe kapacitete operative pasiqë duhet të operohet në ditë të vecanta, por njëherësh shihet si interes për kompaninë shtrirja dhe më e gjerë e ndarjes në burim në nivel komunal, pasi që po redukton volumin dhe sasinë e mbeturinave që dërgohen në deponinë e Mirashit.

Duke mos llogaritur kostot dhe benefitet mjedisore që vijnë si rrjedhojë e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim, sidomos mbeturinat si plastika, po shihet qartë drejtimi që po shkojnë disa komuna në Kosovë nën përkrahjen e donatorëve të huaj, sic është ajo për nisjen e riciklimit të mbeturinave dhe zhvillimit të ekonomisë qarkore në nivel vendi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Korrik 2020

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim Projektligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendi, salla C301, ora 10:00)

- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë, Rrjetit të Grave të Kosovës, Shoqatës “Rrjeti i Shitësve me Pakicë”, i cili qëllim kryesor ka krijimin e lehtësirave në punësim, të personave të strehuar në strehimoret e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës. (Hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, kati i 9-të, salla 914, ora 11:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Çifllak, Polluzhë dhe Dobidol për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Rilindja”në fshatin Çifllak, ora 19:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik, ora 20:00)