28 Mars 2024

1 milion euro për dëmet e shkaktuara nga breshëri dhe vërshimet në Rahovec

Prishtinë, 26 prill – Qeveria e Kosovës ka emëruar Komisionin përzgjedhës për rekomandimin e kandidatëve për anëtar të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik në përbërje:

1.      Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, kryesuese;

2.      Qemajl Marmullakaj, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë, anëtar;

3.      Naim Baftiu, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, anëtar;

4.      Osman Vishaj, përfaqësues i Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik, anëtar;

5.      Isuf Zejna, Demokracia Plus, anëtar.

Është aprovuar pjesërisht kërkesa e Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, për ndarjen e mjeteve financiare, në vlerë prej 390.000 € (treqind e nëntëdhjetë mijë) euro. Mjetet e ndara do të përdoren për funksionim të shoqatave, për rehabilitim dhe trajtim të pjesëtarëve të shoqatave dhe për mbulimin e shpenzimit të varrimit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Me vendimin e miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme janë ndarë mjete financiare në shumë prej 1,000,000 €, për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri dhe vërshimet në Komunën e Rahovecit.

Me propozimin e Ministrisë së Financave, Qeveria ka marr vendim për lirimin nga norma e taksës doganore për importet e shtazëve si: kuaj, gomar, mushka, gjedhe, derra, shpend dhe kafshë tjera të gjalla.

Gjithashtu janë liruar nga tatimi doganor për mallrat e importuara nga Bashkësitë Fetare, me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë së tyre financiare.

Në mbledhjen e sotme ka marr miratimin e kabinetit qeveritar nisma për lidhjen e Marrëveshjes ndërkombëtare me Republikën e Francës për vendosjen dhe aktivitetet e Agjencisë Franceze për Zhvillim, PROPACO dhe Expertise France në Kosovë.

Qeveria ka miratuar Raportin e parë tremujor të Buxhetit për vitin 2019. Raporti është përgatitur në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, të cilat i përcillen Kuvendit brenda 30 ditësh nga mbarimi i çdo tremujori. Pranimet në buxhet në këtë periudhë janë 464,79 milionë euro, ndërsa shpenzimet në total janë 401,02 milionë euro.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka aprovuar Programin e Borxhit Shtetëror për vitet 2020-2022, të cilin do ta procedojë në Kuvendin e Kosovës.

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2020-2022 (KASH 2020-2022), e aprovuar në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, paraqet dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit do të hartohet Buxheti Vjetor për vitin 2020. Qëllimi kryesor i KASH-it është që të ofrojë një analizë të bazuar të mjedisit makroekonomik në vend, për të vendosur kështu bazën për planifikimet buxhetore për vitet që vijnë në përputhje me prioritetet strategjike të Qeverisë.

Duke marr parasysh strukturën aktuale ekonomike të Kosovës dhe pengesat e shumta në rritje ekonomike, është e nevojshme ndërmarrja e reformave ekonomike për të liruar dhe fuqizuar potencialin ekonomik të vendit. Prioritetet e reformave ekonomike për periudhën afatmesme burojnë nga Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Programi për Reforma në Ekonomi 2019-2021, i cili rrjedh nga procesi i dialogut për qeverisje ekonomike ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Kryeministri Haradinaj në këtë mbledhje ka folur edhe për ndalesat e zyrtarëve serbë të cilët punojnë në institucionet e Kosovës, nga institucionet e Serbisë, ku vlerësoi se kjo situatë është e papranueshme duke paralajmëruar edhe kundër masa në raport me zyrtarët serbë të cilët vizitojnë Kosovën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)