25 Prill 2024

Zyra Kombëtare e Auditimit nisë publikimin e raporteve të auditimit

Prishtinë, 27 prill - Nga kjo javë, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) do të fillojë publikimin e raporteve të auditimit të rregullsisë për Pasqyrat Financiare Vjetore 2019.

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, përmes një deklarimi publik ka thjënjë se zyra Kombëtare e Auditimit, pavarësisht vështirësive,  për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID – 19, nga  kjo javë fillon publikimin e raporteve të auditimit të rregullsisë për organizatat buxhetore.

Për auditimin e entiteteve për të cilat do të publikohen raportet në ditët në vijim, ekipet audituese kanë poseduar të gjitha informatat dhe dëshmitë që ofrojnë siguri të mjaftueshme për dhënien e opinionit të auditimit dhe rekomandimeve, siç kërkohet me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA).

"Që nga shfaqja e pandemisë COVID – 19 në vendin tonë, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura, duke punuar me stafin esencial në zyre dhe pjesën tjetër me punë nga distanca për të realizuar auditimet e parapara për këtë fazë, me Planin Vjetor të Auditimit."

"Shpresojmë që me lehtësimin e masave kundër përhapjes së virusit, do të vazhdojmë aktivitetin auditues me intensitet të plotë, në mënyrë që të jemi në gjendje të përmbushim mandatin institucional e ligjor. "

"Gjithashtu, jemi duke përcjellë me vëmendje të gjitha veprimet financiare dhe të menaxhimit të sistemeve shtetërore në këto rrethana të pazakonshme të ballafaqimit me pandeminë COVID-19", ka deklaruar Osmani.

Lidhur me këtë Osmani ka thënë se po punojnë në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) që edhe në Kosovë të ndërmerren veprimet e ngjashme dhe me të njëjtat standarde, siç po aplikohen në vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Prandaj, ai u bënë thirrje të gjithë drejtuesve të institucioneve publike që vendimet e marra t’i mbështesin në parimet e përgjegjësisë, menaxhimit të shëndoshë financiar, si dhe në ligje dhe rregullore.

Në fazën e parë, do të publikohen njëzetetre (23) raporte, prej të cilave: njëmbëdhjetë (11) i përkasin institucioneve të nivelit qendror; një (1) institucioneve të pavarura, si dhe njëmbëdhjetë (11) institucioneve të nivelit lokal (komunave). 

Përkatësisht, do të publikohet raporti i auditimit për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK); Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS); Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL);  Ministrinë e Drejtësisë (MD); Ministrinë  e Mjedisit dhe Planifikimin Hapësinor (MMPH); Ministrinë e Mbrojtjes (MM); Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS); Ministrinë e Integrimit (MI); Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS); Doganën e Kosovës; Zyrën e Kryeministrit (ZKM); Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ); Komunën e Mamushës; Komunën e Klinës; Komunën e Deçanit; Komunën e Prishtinës; Komunën e Mitrovicës së Jugut; Komunën e Leposaviqit; Komunën e Vushtrrisë; Komunën e  Rahovecit; Komunën e  Ferizajt; Komunën e Podujevës dhe për Komunën e Shtërpcës. 

"Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit promovojnë drejtpërsëdrejti llogaridhënien e institucioneve publike, rrisin besimin në shpenzimin e fondeve publike dhe luajnë një rol aktiv në sigurimin e interesit të taksapaguesve dhe të palëve të tjera të interesit për rritjen e përgjegjësisë së organizatave buxhetore, për menaxhim të mirë të fondeve publike", nënvizon në fund Osmani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)