21 Shkurt 2020

Zyra e Koordinatores për Zhvillim nënshkruan Memorandumi me CSR Kosova

Prishtinë, 26 gusht - Zyra e Koordinatores për Zhvillim te OKB-së nënshkruan Memorandumi Mirëkuptimit me Rrjetin e Përgjegjësisë Sociale Korporative te Kosovës (CSR Kosova).

 The Ekipi i Kosovës i OKB-së dhe Rrjeti i Përgjegjësisë Sociale Korporative në Kosovë, vendosin kornizën e bashkëpunimit me qëllim të promovimit dhe arritjes së Agjendës 2030.

Qëllimi i këtij memorandum të mirëkuptimin është që të shërbejë së kornizë e bashkëpunimit dhe të mundësojë dhe fuqizojë  bashkëpunimin midis Ekipit të OKB-së të Kosovës-UNKT dhe Rrjetit të Përgjegjësisë Sociale  Korporative të Kosovës,  në sferat e interes të përbashkët për të zbatuar financat dhe investimet korporative si bazë për rritje dhe impakt social duke kontribuar për jetën më të shëndetshme në vendet e punës, tregjet, rrjetet e furnizimit dhe shoqërinë, në mënyrë që të arrihet përmbushja Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe  Agjenda 2030.

Prezent do të jenë: Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, zonja Ulrika Richardson Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit CSR të Kosovës, zonja Linda Tahiri, stafi dhe mediet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)