28 Mars 2024

Zyra e BE-së premton mbështetje në realizimin e projekteve në Mitrovicë

Mitrovicë, 22 prill - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, me bashkëpunëtorët e tij ka pritur në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, z. Tomas Szunyog.

Kryetari Hamza shprehu falënderimin dhe mirënjohjen ndaj z. Szunyog për përkrahjen e vazhdueshme që institucionet evropiane i ka dhënë Kosovës ndër vite, në konsolidimin e institucioneve dhe  realizimin e projekteve të përbashkëta.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë, projektet në realizim e sipër dhe prioritet e pushtetit lokal, ku arsimi, shëndetësia, ambienti, kultura, rinia dhe sporti janë fushat që do të gëzojnë mbështetje maksimale nga qeverisja lokale.

Ndërsa shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomas Szunyog pasi përgëzoj kryetarin Hamza për zgjedhjen e tij në krye të Komunës së Mitrovicës konfirmoj ofrimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian në realizimin e projekteve për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Kryetari Hamza dhe shefi i Zyrës së BE-së z. Szunyog, kanë vizituar Parkun e Biznesit në Mitrovicë, respektivisht biznesin e suksesshëm “Vip Print”, për të identifikuar vështirësitë dhe kërkesat që kanë bizneset për përkrahje nga institucionet në të ardhmen.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)