18 Shkurt 2019

Zvicra mbështetë Ujësjellësin dhe Kanalizim në zonat rurale në Kosovë

Prishtinë, 13 korrik -  Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes financiare ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Qeverisë Zvicerane “Programi Mbështetës për Ujësjellës dhe Kanalizim në Zonat Rurale, Faza VI”.
 
Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebe, ndërsa pjesëmarrës pritet të jetë edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë prononcim për media! Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet sot në Ministrinë e Financave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2019 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente në Projektligjin për Hetim Parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën profesionale për tekstet shkollore dhe kurrikulën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 12:00)

- Bëhet përurimi i libri “Liri për Sadri Ramabajën” i përgatitur për botim nga Sherif Konjufca, kurse është botuar nga Shoqëria Lëvizja. (Bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate organizon tryezë lidhur me pagën minimale, me titullin “Pagë me jetu!”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit, i cili shërbeu edhe si rektor i Universitetit të Prishtinës. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 14:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës e fillon Programin e saj Artistik për vitin 2019 me ekspozitën “Origjinaliteti”, të autorit Visar Mulliqi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)