20 Gusht 2018

Zëvendësdrejtori i FMN-së, Tao Zhang vjen sot për vizitë në Kosovë

Prishtinë, 14 shkurt - Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Tao Zhang vjen sot për vizitë në Kosovë ku do të pritet në takim nga ministri i Financave Bedri Hamza.

Me këtë rast, Ministri Bedri Hamza dhe zëvendësdrejtori menaxhues i FMN-së Tao Zhang do të mbajnë Konferencë për Media. 

Konferenca për media  do të mbahet në Ndërtesën e  Qeverisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2018 - Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë - Salla P-31, ora 10:00 - Vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e madhe të Fakultetit tëFilologjisë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Seminarin e  37-të të Letërsisë, Gjuhës dhe Kulturës Shqipe. (Fakulteti Filologjik- Universiteti i Prishtinës, ora 11:00)

- Rifillon prodhimi në fabrikën e Ferronikelit, respektivisht tek dalja e metalit te parë. (Fabrika Newco Ferronikeli, Drenas, ora 12:30)

- Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, do të mbaj konferencë për media. (Objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, rruga, Luan Haradinaj, ora 13:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Suharekës. (Objekti i Komunës, Suharekë, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë të jashtëzakonshme për media në cilën flasin deputetet, Arbërie Nagavci dhe Saranda Bogujevci. (Zyret e Vetevendosjes, ora 15:00)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë 5 regjioni i Prishtinës. (Sheshi Zahir Pajaziti afër Hotel Grand. ora 18:00)