19 Shtator 2019

Zbatimi i Ligjit për Ndihmën Shtetërore prioritet i Ministrisë së Financave

Prishtinë, 13 qershor - Nën organizimin e Zyrës së Projektit të BE-së në kuadër të konsorciumit B & S Europe me kompaninë lokale KLSC, sot është mbajtur takimi “Mbështetja e BE-së për Autoritetin e Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore të Kosovës ", ku morën pjesë ministri i Financave Bedri Hamza, Riccardo Serri zevendës shef i Zyrës së BE-së në Prishtinë si dhe përfaqësues të Departamentit të Ndihmës Shtetërore.

Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë fjalës së tij falënderoi z. Riccardo Serri, për përkrahjen dhe organizimin e këtij takimi dhe theksoi se Ligji Nr. 05 / L-100 është Ligji Primar i Ndihmës Shtetërore të Kosovë, ku përmes këtij Ligji është krijuar Departamenti i Ndihmës Shtetërore i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Financave, ndërsa Komisioni i Ndihmës Shtetërore, sipas Ligjit është Komision i Pavarur nën ombrellën e Kuvendit.

Ministri Hamza gjithashtu theksoi se Ministria e Financave do të vazhdojë të mbështesë plotësisht aktivitetet e Departamentit dhe Komisionit për të siguruar shpërndarjen e suksesshme të objektivave të projektit si dhe do të mbështesë përmbushjen e obligimeve të MSA-së në Kosovë, gjegjësisht inventarin gjithëpërfshirës dhe legjislacionin primar dhe sekondar të ndihmës shtetërore.

“Vlen të përmendet se tani më Kosova ka legjislacionin primar si dhe ka filluar edhe me hartimin e legjislacionit sekondar të ndihmës shtetërore i cili është duke u harmonizuar plotësisht me legjislacionin e BE-së”, tha Ministri Hamza.

Ai gjithashtu theksoi se Ky Projekt do të forcojë kapacitetet funksionale dhe teknike të Departamentit dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore për të siguruar mbikëqyrje më të madhe në fushën e ndihmës shtetërore si dhe në krijimin e një kuadri plotësisht funksional të zbatimit, monitorimit të ndihmës shtetërore, do të sigurojë një transparencë më të madhe të veprimtarive të qeverisë në mjedisin e biznesit që çon drejt një tregtimi më të mirë dhe zbatimit të burimeve shtetërore për të mbështetur sektorët kryesorë ekonomik si dhe në rritjen e nivelit të fushës në fjalë ndërmjet veprimtarive të Shtetit në Ndërmarrjet Publike dhe subjekteve të sektorit privat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shtator 2019 - Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të zhvillon punimet një punëtori nga Garda Kombëtare e Iowa në SHBA dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës. (Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 8:00)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Mamushës  ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Abdülhadi Krasniç , për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 10:15)

- Fillon skema e re e projektit per fuqizimin e angazhimit të ndërtimit të pronësisë i financuar nga BE që synon të mbështesë punën e OJQ-së për një Kosovë të gjelbër. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë eventin që thekson të arriturat dhe ndikimin në komunitet nga projekti “Empower - Engage Build Ownership” i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë. (Amfiteatri i Sheshit Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në faqen e KDI-së në Facebook, mbahet bashkëbisedimi LIVE për dialogun Kosovë-Serbi, me kandidaten për kryeministre znj.Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (KDI, ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e katërt në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatin për Kryeministër nga Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia Socialdemokratike. Ramush Haradinaj. (Lëvizjes FOL, ora 13:00)

- Mbahen ndeshjet e ligës së femrave dhe ligës së juniorëve në pingpong. (Ferizaj, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me qytetarë të Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Ferizajt. (Restaurant “Fitorja”. ora 18:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës personale të piktorit Vehbi Murati, e titulluar “Një ditë e zakonshme shtatori”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00) 

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Malishevës së Gjilanit. (Fshati Malishevë, ora 20:00)

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Pozhoranit. Pozhoran, ora 21:00)